Plagosja në lokalin e basteve në Vlorë/Arrestohet pronari, në kërkim autori

schedule12:41 - 17 Prill, 2018

schedule 12:41 - 17 Prill, 2018

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku një ditë më parë u qëllua me armë dhe një klient u plagos. Vladimir Nuhaj, 51 vjeç, u prangos pasi nuk tregoi se cili ishte personi që qëlloi me pistoletë Arsen Gerbin dhe i mori atij një shumë parash.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Rilindja” në Vlorë dhe Gerbi plagos në këmbë. Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se autori, me iniciale T.B., ka shkuar në ambjentet e lokalit të shtetasit Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri Gerbin, si dhe i ka marrë një shumë lekësh.

Në përfundim të hetimeve paraprake Policia ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!