Plagosja me armë në Kavajë, reagon Etjen Xhafaj: PS distancohet, çështja nuk duhet politizuar

schedule11:52 - 20 Prill, 2021

schedule 11:52 - 20 Prill, 2021

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Kavajë, Etjen Xhafaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në ABC ku ka thënë se Partia Socialiste distancohet nga plagosja e anëtarit të Partisë Demokratike mbrëmë në Kavajë.

Sipas Etjen Xhafajt, me anë të spekulimeve, opozita po mundohet që të politizojë çështjen. Ai ka shtuar se u ka bërë thirrje tre personave të shpallur në kërkim që të dorëzohen dhe autoritetet të zbardhin të plotë ngjarjen.

Etjen Xhafaj: Nuk ka vend për spekulime. Duke folur për kushërinj të kryeministri. Për një komplot në qendrën elektorale. Urojmë që ai të jetë mirë dhe të kthehet sa më shpejt. Është për arsye të dobëta. Dhe se treti, duhet të presim autoritetet për të nxjerrë faktet. Javën e fundit para ditës së votimit duhet të jetë që të ketë sa më shumë qytetarë të votojnë dhe të kemi një normalizim të situatës. E përjashtoj sfondin politik të ngjarjes.

Shpallja në kërkim:

“Kemi bërë thirrje që të dorëzohen se duhet të zbardhen rrethanat e kësaj ngjarje. Ata kanë mbajtur një iftar atje nuk ka asnjë lidhje”

“Nuk e jap unë përgjigjen se pse ishin në të njëjtën makinë tre personat. Për pjesën tjetër llogarinë mund ta japin ata. Unë nuk kam asnjë komunikim me ata persona. Ne i kame marrë vesh ngjarjen ne TV dhe nga personat e tjerë.”

“Janë punonjës të Bashkisë Kavajë. Ne kemi ofruar ndihmën tonë në rast se mund të hetojmë. Thirrja është që fajtorët të dorëzohen dhe të zbardhet ngjarja sa më shpejt. Ka ndodhur një diçka që nuk ka këtë sfond dhe palët të mos ndërhynë por të përfundojë hetimi dhe më pas të zbatohet ligji”

“Kemi pasur një iftar të përbashkët dhe kemi shtrënguar duart me ta. Nuk kemi pasur asnjë konflikt me ta dhe nuk kemi ofenduar askënd. Nuk jemi përfshirë në asnjë incident. Ka qenë klimë normale. Ne jemi kundërshtar jo armiq” ka thënë mes të tjerash Xhafaj.

Plagosja me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni, ndodhi mbrëmjen e djeshme. Policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini. Të tre personat janë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. E.L/abcnews.al/