Plagosja e shqiptarit në Greqi, i riu rezulton me precedentë të mëparshëm penalë

schedule07:35 - 2 Shkurt, 2024

schedule 07:35 - 2 Shkurt, 2024

Renis Fajzolli, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Athinë, rezulton me precedentë penalë. Sipas mediave greke, 34 vjeçari shqiptar u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge dhe për vjedhje.

Ngjarja ndodhi në një park në zonën e Votanikos të kryeqytetit grek. 34 vjeçari shqiptar ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar në një spital, ku edhe po trajtohet për plagën që ka marrë në bark.

Sipas informacioneve, autorët kanë qenë në një makinë, kur i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe autorët që qëndrojnë pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!