Plagosja e 78-vjeçarit në Durrës nga bashkëshortja, reagon policia: Kanë rrahur njëri-tjetrin me sende të forta

schedule11:39 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:39 - 10 Tetor, 2022

Çifti i bashkëshortëve, Asije dhe Ahmet Stafa kanë rrahur njëri-tjetrin me sende të forta, bëri me dije policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 të paradites së sotme në lagjen nr.11 në Durrës.

78-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Asije Stafa, 74-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe: Gruaja tenton të vrasë me thikë burrin në Durrës, momenti kur i moshuari merret nga ambulanca i gjakosur në kokë

Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!