Gruaja plagos me thikë bashkëshortin në Durrës

schedule10:35 - 10 Tetor, 2022

schedule 10:35 - 10 Tetor, 2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në lagjen nr.11 të Durrësit.

Abc mëson se gruaja ka plagosur me thikë bashkëshortin.

Bëhet fjalë për çiftin Asije dhe Ahmet Stafa.

Mësohet se çifti prej disa ditësh kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sakaq, ambulanca ka marrë të plagosurin dhe po e transporton drejt spitalit rajonal të Durrësit./Abcnews.al.