Plagosja e 14-vjeçarit në Korçë/ Merren në pyetje 15 të mitur, sherri nisi në rrjetet sociale

schedule09:46 - 9 Tetor, 2023

schedule 09:46 - 9 Tetor, 2023

Në lidhje me plagosjen e 14-vjeçarit ditën e djeshme në Korçë, policia ka marrë në pyetje 15 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se dukeqenëse grupi i të përfshirëve ka qenë i madh, ende nuk është përcaktuar përgjegjësia individuale penale për asnjë nga të shoqëruarit.

Marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.

Për  veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.

Mësohet se ngjarja ka nisur fillimisht virtualisht duke u sharë dhe më pas ka përfunduar në konflikt fizik.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!