Plagosi tre të rinj, Greqia lëshon urdhër arresti për shqiptarin e rrezikshëm

schedule09:47 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 09:47 - 25 Dhjetor, 2023

Autoritet greke kanë lëshuar një urdhër arresti europian për një 37-vjeçar shqiptar. Sipas mediat greke, bëhet fjalë për shqiptarin me dy identitet Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i cili dyshohet si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta.

Sipas mediave, në policinë greke kanë mbërritur informacione se Idrizi, lindur në Durrës e banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve në Greqi për t’u strehuar, ndërsa po planifikon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës.

Shqiptari konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të plagosjes së trefishtë, por edhe për shkak të historikut të tij kriminal në Vlorë, ku është përfshirë në disa grabitje dhe në sulm me armë ndaj policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!