Plagosi rëndë një person duke drejtuar makinën i dehur, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

schedule08:51 - 17 Maj, 2021

schedule 08:51 - 17 Maj, 2021

Një 36-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi ka aksidentuar rëndë një tjetër 36-vjeçar në Durrës. Mësohet se personi i arrestuar ndërsa drejtonte mjetin e tij tip “BMW” në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet bujqësor që po drejtohej nga 36-vjeçari me iniciale I.V.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje serioze për jetën. sb/abcnews.al/