Një grua është plagosur para pak minutave në Astir. Burime për Abc News bëjnë me dije se autori dyshohet të jetë 40-vjeçari Dan Hutra që vrau motrën dhe kunatën e ish gruas dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Sipas policisë, 40 vjeçarja ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore rreth orës 12:15.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. /abcnews.al