Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë në kryeqytet

schedule20:10 - 28 Nëntor, 2017

schedule 20:10 - 28 Nëntor, 2017

Një punonjës policie u plagos mbrëmjen e së martës në kryeqytet, në afërsi të zonës së njohur si ish-Parku i Autobuseve. I plagosur ka mbetur efektivi Ermal Bregu. Ai u qëllua me armë zjarri pranë një lokali të zonës. I plagosuri mësohet se është agjent krimesh pranë komisariatit nr 1 të policisë së kryeqytetit dhe sipas drejtorit te policisë së Tiranës ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit. 33 vjeçari Bregu ka debatuar me dy banore të lagjes. Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi i komisariatit nr.1. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjeksore dhe sipas kreut të policisë lokale të Tiranës Ardi Veliu, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Më herët, Ermal Bregu mësohet se ka qenë pjesë e forcave të posaçme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Forca të shumta policore rrethuan zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ndërsa grupi hetimor kreu kqyerjen e vendit të ngjarjes dhe vijon punën për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të policisë. /abcnews.al

 

https://youtu.be/SE6LBmzR4yo

 

https://youtu.be/PcK257iHNf4

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!