Plaçka brenda televizorit merr në qafë të riu

schedule08:45 - 19 Mars, 2019

schedule 08:45 - 19 Mars, 2019

Një 31-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi po transportonte drogë nga Tirana në drejtim të Lezhës. Në saj të operacionit të koduar  “Patoku”, u sekuestruar 3 kilogramë  lëndë narkotike dhe u arrestua poseduesi. Shtetasit me inicialet  N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë iu gjet sasia e lëndës narkotike në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë  lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal./abcnews.al