Pjesët e para/ Spektakël në Superiore, “perla” e Bregut nuk duhet humbur

schedule18:50 - 9 Mars, 2020

schedule 18:50 - 9 Mars, 2020

Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e Superiores, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi. Në Shkodër, Vllaznia e mbylli fraksionin e parë të lojës në avantazh, falë një goli me penallti të kapitenit Gilman Lika.

Një penallti shumë e kontestuar për një prekje të topit me dorë, por Vllaznia nuk pyet dhe kalon në avantazh në minutën e 35-të. Ndërsa në takimin tjetër mes Skënderbeut dhe Kukësit, pati plot tre gola.

Fillimisht, është ylli i Skënderbeut, Dejvi Bregu, ai që shënon një supergol në minutën e 24-ët. Pasi merr një pasim, Bregu futet nga e majta në qendër dhe gjen cepin e largët të portës me një goditje shumë të bukur.

10 minuta më vonë, Skënderbeu do të shënonte sërish, me anë të mesfushorit Bruno Dita. Pas një aksioni të gjatë, numri 22 i “Ujqërve” ndodhet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, për të mposhtur në 2 tentativa Xhikën.

Kukësi arriti të shkurtojë diferencat 5 minuta para fundit të pjesës së parë, pas një goli shumë të bukur me të majtën të Valon Et’hemit./abcnews.al

SUPERIORE, JAVA 26

VLLAZNIA – PARTIZANI  1-0
G. Lika (p) 35’

SKËNDERBEU – KUKËSI  2-1
Bregu 24’, Dita 34’ / Et’hemi 40’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!