Pjesë e një filmi erotik? Klaudia Pepa tregon nëse do pranonte të shfaqej nudo

schedule12:26 - 19 Tetor, 2021

schedule 12:26 - 19 Tetor, 2021

Prej disa vitesh, balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, jeton në Itali, ku ka ndërtuar edhe karrierën e saj. Përveç baletit, ajo ka arritur që të bëhet pjesë edhe e aktrimit.

Në një intervistë për “Revistën Class”, ajo ka treguar se ndihet mjaft e lumtur se është bërë pjesë e kinemasë italiane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

E pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e aktrimit, Klaudia tha: “Jam apasionuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.

Gjithashtu nëse do të pranonte të luante një film erotik e të shfaqej nudo. Përgjigja e saj ishte: “Nuk jam fanse e filmave të tillë dhe me siguri, nuk besoj se do të jem pjesë në të ardhmen. Nudo, varet nga konteksti, por nuk kam komplekse”./abcnews.al