Arben Lamçe mbetet në burg/ Bashkëpunonte me vëllezërit Çopja në Elbasan, do vriste Nuredin Dumanin për 500 mijë euro

schedule10:20 - 26 Gusht, 2024

schedule 10:20 - 26 Gusht, 2024

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Arben Lamçen, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova.

Seanca për caktimin e masës u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa 50-vjeçari që u arrestua në 4 gusht të këtij viti, akuzohet nga prokuroria e posaçme si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga vëllezërit nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja.

Nga hetimet ka rezultuar se Lamçja është personi që do të siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të vëllezërve Çopja. Në dosje thuhet se gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, ai kishte takuar një person që do të bashkëpunonte për vrasjen e Dumanit, duke i kërkuar që të mbante nën vëzhgim dhe të iformonte për të gjitha lëvizjet. Personat që kishin marrë përsipër eleminimin e Dumanit, kërkuan 250 mijë euro për kapjen e tij dhe 500 mijë euro për ekzekutimin.

Gjithashtu rezulton se, Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas këto para i investonte në pasuri të pa luajtshme për të fshehur burimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!