Flamurtari ka befasuar me lojë Kukësin, por pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në Lushnjë nuk ka sjellë asnjë gol. Vlonjtatët ishin të rrezikshëm në disa raste dhe mund të shënonin me Vatnikajn dhe Sukajn.
Abazaj bën me dhimbje koke trajnerin Shpëtim Duro, pasi që në minutën e gjashtë ndjeu një shqetësim dhe la fushën e blertë. Pritet që sulmuesi anësor të kryejë kontrollet mjekësore, për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Gjatë 45 minutave të para nuk munguan edhe nervat e lojtarëve në fushë, teksa arbitri Muska nxori pesë herë kartonin e verdhë. Kukësi u pa nervoz në fushën e lojës dhe nuk ia doli të rrezikonte seriozisht portën e mbrojtur nga Shpëtim Moçka.
Flamurtari në fund të pjesës së parë kishte një mundësi të artë. Gjuajtja e Sukajt u grushtua nga portieri Xhika dhe Hoxhaj pranë portës goditi mbi tra. Dy minutat shtesë nuk sollën asgjë të re dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-0.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 14:00
Kukësi-Flamurtari 0-0
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj (Kotobelli 13′), Daku. Trajner: Shpëtim Duro
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Hoxhaj, K. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe
Gjyqtarë: Roxhers Muska, Denis Rexha, Ergin Doda, Kreshnik Bajramaj
Kartonë të verdhë: Kitanovksi 30′, Musolli 38′, Daku 44′ / Hoxhaj 24′, Pjeshka 40′
/abcnews.al