Lëvizte me pistoletë sportive, kapet 18 vjeçari në Durrës, municion luftarak në shtëpi

schedule12:10 - 13 Tetor, 2021

schedule 12:10 - 13 Tetor, 2021

Një 18 vjeçar në Durrës është arrestuar duke lëvizur me armë me vete.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kockave”, Plepa, Durrës, në kuadër të operacionit “Blic”, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 18-vjeçarit R. C., banues në Shakllnur, Durrës“, thotë policia.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, të riut iu gjet një pistoletë sportive. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al