Pirlo: Verona kundërshtar që të streson, nuk kemi nevojë për shpulla për të reaguar

schedule23:44 - 25 Tetor, 2020

schedule 23:44 - 25 Tetor, 2020

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Hellas Veronës, rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak Andrea Pirlos. Trajneri i Juventusit vlerësoi kundërshtarët në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së luajtur në Torino, teksa nuk i kurseu kritikat për ekipin e tij.

Është gjithmonë e vështirë kur luan përballë ekipeve si Verona dhe Atalanta, pasi janë skuadra që e bazojnë lojën në duelet një kundër një në të gjithë fushën. Provuam të luanim me një takim, por gabuam në pasin e fundit.

Duhet të bënim më mirë, edhe pse Verona zhvilloi një ndeshje me intensitet të lartë. Pritëm shumë në pjesën e parë, mesfushorëve tanë u mungoi agresiviteti, por ia dolëm të krijojmë raste të rrezikshme.

Gjithsesi, nuk është e nevojshme të marrim një shpullë për të reaguar. CR7? Po planifikojmë të luajmë me Ronaldo, Dybala dhe Morata, të tre bashkë në fushë. Sot ndikoi edhe mungesa e Federico Chiesa“, deklaroi për Sky Sport trajneri i kampionëve në fuqi. /abcnews.al