“Pirlo po më befason, s’e prisja kaq ofensiv. Juventusi luan futboll modern”

schedule20:26 - 24 Nëntor, 2020

schedule 20:26 - 24 Nëntor, 2020

Juventusi pret Ferencvaros në Torino dhe fitoja mund të sjellë kualifikimin për më tej në Champions League (duhet edhe që Dynamo Kyiv të mos fitojë kundër Barcelonës).

Para kësaj sfide ka folur Paved Nedved, zv presidenti i kampionëve të Italisë. Çeku po mahnitet nga stili ofensiv i futbollit që po praktikon trajneri Andrea Pirlo, për të cilin thur elozhe në deklaratën e dhënë për Juventus TV.

Pirlo po më befason, nuk e kam pritur të prodhojë një futboll kaq sulmues, pasi nuk është kurrë e thjeshtë ta bësh. Sidomos në Itali, aty ku fitojnë skuadrat me mbrojtjet më të forta.

Më pëlqen shumë futbolli i Pirlos, është modern dhe europian. Le të vazhdojmë përpara dhe të përmirësohemi, pres që ky Juventus të përparojë edhe më shumë“, deklaron Nedved. /abcnews.al