Pirlo: Keqardhje, lamë dy pikë. I kam kërkuar një gjë specifike Ronaldos

schedule23:19 - 27 Shkurt, 2021

schedule 23:19 - 27 Shkurt, 2021

Juventusi e mbylli në barazim 1-1 sfidën jashtë fushe me Hellas Verona, edhe pse kaloi i pari në avantazh me anë të CR7. Dy pikë të lëna sipas Andrea Pirlos, i cili foli pas ndeshjes për mediat.

Keqardhje për rezultatin, edhe pse e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ia dolëm të kalonim në avantazh, që ishte gjëja më e rëndësishme, por duhet të kishim reaguar më shpejt te goli që pësuam.  

Janë disa situata që bëjnë diferencën dhe lojtarët e rinj vuajnë për t’i kuptuar. Kur ia del të kalosh në avantazh në ndeshje si kjo e sotmja, atëherë është e pafalshme të mos sigurosh dot tre pikët.

I kam kërkuar Ronaldos që të flasë më shumë me të rinjtë, t’i dëgjohet zëri më shumë. Na vjen keq për dy pikët e humbura, na u shtuan problemet në momentin që na ra agresiviteti“, deklaroi Pirlo. /abcnews.al