Pirlo: Hellas kundërshtar i sikletshëm, i kam kërkuar diçka Kulusevskit

schedule14:29 - 26 Shkurt, 2021

schedule 14:29 - 26 Shkurt, 2021

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, u shfaq pak minuta më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Hellas Veronën. Bardhezinjtë do të luajnë në transfertë dhe italiani vlerëson maksimalisht kundërshtarët për sezonin që po zhvillojnë. Ish-mesfushori ndalet dhe në çështje të tjera të ekipit si dhe në ndeshjet e shumta që Juve do të luajë në ditët e ardhshme.

HELLAS VERONA – “Do të jetë një lojë e vështirë dhe fizike. Ivan Juric i ka dhënë atyre një stil të mirë loje, të përbërë nga shumë individë dhe do të duhet t’i kushtojmë vëmendje të gjithë atributeve të tyre. Ata po bëjnë mjaft mirë këtë sezon.

MORATA DHE DYBALA – “Alvaro duhet të qëndrojë pushim deri të dielën. Për sa i përket Paulos ne do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për të, pasi duam që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. Mund t’iu them se ai nuk do të operohet.

 

KULUSEVSKI DHE MESFUSHA – “Ne i kemi kërkuar Dejan të luajë pak më ndryshe nga karakteristikat e tij. Ai ka dalë mjaft mirë, por ka shans dhe për Bernadeschi për ta nisur takimin nga minuta e parë. Ndërkohë, Chiesa po luan mirë në të dy anët. Në të djathtë ai është pak më komod, por ka luajtur ndeshje të mirë dhe në anën e majtë”.

NDESHJET E ARDHSHME – “Ka shumë ndeshje brenda një kohe shumë të shkurtër, por ne do të japim maksimumin. E dinim që në fillim të sezonit se do të ishte kështu. Plus tashmë kemi dhe ndeshjen e prapambetur me Napolin. Jemi në mes të sezonit dhe duhet të bëjmë më të mirën”, përfundon Pirlo. /abcnews.al