Pirlo: Derbi gjithmonë i rëndësishëm, jemi në formë shumë të mirë

schedule19:19 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 19:19 - 4 Dhjetor, 2020

Nesër luhet derbi i Torinos në Serie A. Juventusi pret ekipin granata (18:00), sfidë për llogari të javës së dhjetë në kampionatin italian. Edhe pse mes dy skuadrave ka diferenca të mëdha, derbi mbetet gjithmonë i paparashikueshëm dhe një duel i fortë.

Derbi i parë si trajner për Andrea Pirlon, i cili flet për Juventus TV rreth kësaj ndeshje dhe gjendjes së kampionëve në fuqi. “Derbi është i rëndësishëm, vlen shumë për të dy skuadrat dhe tifozët. Kam pasur fatin ta luaj në disa raste, të fitoj dhe të shënoj, kujtime që mbeten të paharrueshme.

Është një sfidë e bukur, ka brenda shumë emocione dhe shpresoj të bëjmë një ndeshje të madhe. Jemi në formë të mirë dhe po tentojmë të rikuperojmë forcat sa më shumë të mundemi. Nuk kemi pasur shumë kohë, por e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje.

Pres një ndeshje të rëndësishme nga pikëpamja teknike dhe psikologjike. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Dueli me Torinon ka rëndësi të madhe për ne, më pas do të mendojmë për Barcelonën“, deklaron trajneri i bardhezinjve. /abcnews.al