“Piratët” bëjnë për spital taksistin në Vlorë

schedule11:44 - 11 Korrik, 2018

schedule 11:44 - 11 Korrik, 2018

Një taksist i licensuar është rrahur dhe dhunuar derisa përfundoi në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” në Vlorë në afërsi të stacionit të trenit. Vetë i dëmtuari, Krenar Betaj, nga spitali tregoi se ishte rrahur nga një tjetër taksist që punon në të zezë.

Ai bashkë me familjarë të tij i kërkuan taksistit “pirat” të largohet prej vendit, ku ishte parkuar sepse po i merrte pasagjerët. Policia mori denoncimin e taksistit dhe po kërkon dhunuesit e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!