“Piranjat” kërkojnë të mbledhin kontribute për Ukrainën, deputetët ia mbathin me vrap sa ju përmend lekët

schedule21:30 - 10 Maj, 2022

schedule 21:30 - 10 Maj, 2022

Sa dorëdhënë janë politikanët shqiptarë, ku r bëhet fjalë për të dhënë ndihma për popullin ukrainas?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, ka menduar emisioni “Piranjat” në Abc i drejtuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara.

Këtë herë superskuadra e “Piranjave” ka shkuar në ‘Malin e Olimpit” të Shqipërisë, aty ku “Zotat” tanë që zgjidhen nga vetë ne me votë të lirë dhe të ndershme, vendosin për fatet tona, në Kuvendin e Shqipërisë.

Por dy agjentët e “Piranjave” Altin Tufa dhe Andi Llabutika, nuk ishin në Kuvend për të pyetur për ligjet, por për të kërkuar ndihmën e deputetëve tanë për popullin e Ukrainës.

Sigurisht që më parë kishin marrë edhe dakordësinë e Ambasadës së Ukrainës në vendin tonë, që të gjitha paratë që do të mblidheshin të shkonin realisht për popullin ukrainas.

Por sa dorëlëshuar janë politikanët tanë kur bëhet fjalë për çështje kaq sensitive, siç është lufta?

Nëse nuk do e kishim parë, vështirë se do ta besonim se sa kurnacë janë deputetët tanë. Janë shumë pak deputetë të cilët pranojnë që në kutinë e “Piranjave” të hedhin lekë për popullin ukrainas, edhe pse vazhdimisht agjentët ju tregojnë dhe dokumentin e Ambasadës ukrainase për tu vërtetuar se çështja është serioze, dhe jo ndonjë rreng apo mashtrim.

Madje në video shohim dhe dëgjojmë edhe deputetë që kanë zemrën e madhe për të dhënë diçka për popullin ukrainas, por që presin ditën e rrogës.

Ndërsa disa të tjerë që nuk lanë postim pa bërë në rrjetet sociale për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ikin me vrap sapo ju përmend lekët. /T.H/Abcnews.al/

Por kush kontribuuan më shumë , opozita apo mazhoranca? Ju ftojmë të ndiqni videon:

https://youtu.be/Bz87zdx-0-Q

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!