Pioli: Milani im tenton gjithmonë fitoren, kemi cilësi të mëdha

schedule23:40 - 21 Tetor, 2020

schedule 23:40 - 21 Tetor, 2020

Milani zbret në fushën ditën e nesërme dhe i nis në Skoci fazën e grupeve në Europa League. Përballë kuqezinjve Celtic, ekip që Stefano Pioli e vlerëson në konferencën e zakonshme për shtypin, aty ku ndalet edhe te gjendja e skuadrës së tij.

Europa League është një kompeticion i rëndësishëm, ndodhemi në një grup të ekuilibruar dhe shumë të fortë, por duam ta nisim me fitore. Milani im duhet të luajë gjithmonë për të fituar. Celtic është një skuadër shumë e fortë, por kemi kualitetin për t’i mposhtur.

Kemi punuar shumë për t’u rikthyer në Evropë dhe tani duam të qëndrojmë sa më gjatë në këtë kompeticion. Derbi? E kishim të qartë rëndësinë e asaj ndeshje. Triumfi na jep më shumë besim për vazhdimësinë e sezonit“, deklaron trajneri i Milanit. /abcnews.al