Pioli: Më emocionoi Mihajlovic, Piatek i rëndësishëm

schedule08:54 - 9 December, 2019

schedule08:54 - 9 December, 2019

Stefano Pioli i është gëzuar pikëve të plota që Milani mori në transfertë kundër Bologna. Trajneri i kuqezinjve, pas ndeshjes deklaroi: “Po punojmë si ekip dhe nuk është çudi që rezultatet po vijnë. Punojmë më mirë dhe nuk bëjmë më hapa pas. Nuk ishte e nevojshme të vuanim kaq shumë në këtë ndeshje.

Duhet ta mbyllnim më parë takimin. Kemi lojtarë për të luajtur një futboll të mirë, por vetëm kualiteti nuk mjafton”. Pioli më pas foli edhe për Sinisa Mihajlovic: “Jam i lumtur që e pashë përsëri, por më vjen keq që nuk munda dot ta përqafoj. U emocionova shumë”.

GOLASHËNUESIT – Piatek shënoi golin e parë të Milanit, me penallti, ndërkohë që më pas ishte Theo Hernandez ai që dyfishoi. Trajneri i Milanit i vlerësoi të dy këta futbollistë: “Piatek ishte shumë i rëndësishëm për ne në këtë ndeshje. Ishte shumë e nevojshme të bënte presing dhe realizoi një punë të mirë për ekipin”.

“Theo Hernandez? Ka ritëm loje sulmuese dhe një këmbë të shkëlqyer. Në ndeshjen e para e vendosa shumë lart, por ai nevojë për fushë përpara. Nëse ne i dominojmë ndeshjen, ai bën edhe më mirë”, ka përfunduar Pioli deklaratën e tij. /abcnews.al