Pioli kritik pas humbjes në transfertën e Udines: Paraqitja jonë ishte e pamjaftueshme

schedule08:40 - 19 Mars, 2023

schedule 08:40 - 19 Mars, 2023

Humbja e thellë 3 me 1 ndaj Udineses, duket se nuk është “pritur” mirë nga tekniku i Milan, Stefano Pioli, i cili padyshim priste më shumë nga djemtë e tij, në transfertën e “bardhezinjve”.

Për medit pas përfundimit të ndeshjes, Pioli nuk i ka kursyer në asnjë moment kritikat, teksa e cilësoi paraqitjen e “kuqezinjve” si të pamfjatueshme, për të arritur suksesin e shumëkërkuar.

“Pati shumë momente në ndeshje që ndikuan në rezultat. Paraqitja jonë ishte e pamjaftueshme, për cilësinë dhe energjinë që dhamë në fushë. Episodet peshojnë shumë dhe të përfundonim pjesën e parë në barazim padyshim që do të ishte më mirë. Ne nuk ishim një ekip i tillë për të marrë një rezultat ndryshe. Duhet dhe duhet të bëjmë më mirë.”- u shpreh Pioli në fjalën e tij.

Më tej në fjalën e tij, tekniku italian u ndal te dallimet e performanca të “djajve” mes Kampionatit dhe Champions League, si dhe te ecuria e skuadrës deri në këtë pikë të sezonit.

“Nuk duhet të ketë versione të Milanit. Ne kemi një lojë të qartë, por duhet ta vendosim atë në fushë. Dhe ne e dimë se si ta bëjmë këtë. Është fare e qartë se e kemi pasur një fillim të vështirë në 2023. Nuk na duhej kjo disfatë sepse kampionati është shumë i rëndësishëm dhe shumë i balancuar”,- tha Pioli për mediat. /i.m /abcnews.al