Pioli flet troç: Harrojini dy sulmuesit, Milani ka dy pika të forta

schedule17:47 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 17:47 - 7 Dhjetor, 2019

Milanin e pret një tjetër transfertë e komplikuar nesër në mbrëmje. Kuqezinjtë e Piolit do të udhëtojnë drejt Bolognas për t’u ndeshur me ekipin e Mihajlovic. Trajneri i Milanit vlerëson forcën e kundërshtarëve në konferencë për shtyp, aty ku flet edhe për gjendjen e ekipit të tij dhe disa lojtarëve në veçanti.

SULMI – “Nuk ekziston asnjë çështje Piatek, nuk ekzistojnë individët në lojën e skuadrës. Ajo që vlen është puna dhe fitimi i ndeshjeve. Titullari në sulm? Do të zgjedh atë që më duket më i përshtatshëm Piatek dhe Leao kanë karakteristika të ndryshme”.

SKEMA – “Nuk do të luajmë me dy sulmues, por nuk e përjashtoj ta bëjmë në të ardhmen. Mesfusha dhe anësorët e krahut janë pika jonë e fortë. Caldara dhe Duarte nuk do të luajnë nesër. Suson nuk e shoh në krahun e majtë për momentin, mund të na shërbejë më shumë në qendër.

BOLOGNA – “Janë një skuadër agresive dhe fituan në Napoli. Duhet të jemi shumë të përqendruar. Mihajlovic? Shpresoj të jetë në pankinë nesër. Bëj tifozllëk për Bologna që në verë, mënyra se si klubi i qëndroi pranë ishte diçka fantastike. Do të rikthehem të bëj tifozllëk për Bologna prej së hënës e në vazhdim” /abcnews.al