Pink rrëfen momentin kur ajo dhe i biri u infektuan me COVID-19: ‘Gjëja më e frikshme që kam kaluar ndonjëherë’

schedule15:35 - 9 Prill, 2020

schedule 15:35 - 9 Prill, 2020

Javën e kaluar, Pink konfirmoi se ajo dhe djali i saj 3-vjeçar kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Gjendja e tyre aktuale është e mirë dhe ndërkohë që pret për përgjigjen e testimit të dytë, Pink ndau eksperiencën e saj dhe të të birit gjatë një interviste online me Ellen DeGeneres.

“Erdhi një moment, aty nga 18, 19,20 marsi që temperatura e tij po rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty fillova të trëmbesha.”- tregon këngëtarja.

Pink shtoi se pjesa më e keqe dhe më e dhimbshme ishin dhimbjet e të birit.

“Jameson më thoshte që kishte dhimbje në krahëror dhe e kishte të vështirë të mbushej me frymë. Aty ndalova dhe thashë, o Zot çfarë të bëjmë tani? Të shkojmë në spital? Ishte gjëja më e frikshme që s’e kisha menduar kurrë, gjatë gjithë jetës sime.”

Menjëherë pas njoftimit të lajmit, Pink tha se do të dhurojë 1 milion dollarë në dy fonde emergjence, 500 mijë dollarë për Temple University Hospital Fund dhe 500 mijë dollarë për fondin e kryebashkiakut të Los Angeles.

Dhurimi për Temple University është dyfish domethënës, sepse nëna e Pink, Judy Moore ka punuar në qendrën e kardiomiopatisë dhe transplanteve të zemrës së spitalit për thuajse dy dekada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!