Piloti i Formula 1: Mbaj numrin 11 prej një legjende të futbollit

schedule21:59 - 2 Prill, 2021

schedule 21:59 - 2 Prill, 2021

Sergio Perez, piloti i Red Bull, ka zbuluar se numrin 11 e mban në nder të një ish-futbollisti të madh si Ivan Zamorano. Kiliani ka luajtur edhe në Meksikë, me Club America, dhe garuesi i Formula 1 tregon takimin që kishte pasur me ish-futbollistin e Interit.

“Unë admiroja një futbollist me emrin Ivan Zamorano. Ai përdorte numrin 11 dhe më kërkoi kur merrja pjesë na garat kart që të mbaja atë numër. Që atëherë më ka shqoëruar ky numër, madje e kam edhe në email të përfshirë”, tregon Perez.

Zamorano ka qenë një futbollist mjaft i njohur, i cili ka luajtur edhe me Interin dhe bëri bujë për numrin e çuditshëm që mbajti në fanellë atë periudhë. Për shkak se numri “9” ishte i zënë nga Ronaldo Fenomeni, ai mbante mbi super numrin “1+8”. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Checo Pérez (@schecoperez)