“Piku arrihet pas 2 javësh“, mjekja shqiptare në Gjermani: Çfarë ndodh në fund të Majit

schedule14:21 - 31 Mars, 2020

schedule 14:21 - 31 Mars, 2020

Në një lidhje direkte për Abc News, mjekja shqiptare Aurora Meta Dollemberg foli për situatën e koronavirusit. Mjekja u ndal fillimisht duke treguar se si po menaxhohet Covid-19 në shtetin gjerman.

Mjekja këshilloi se mënyra më e mirë e trajtimit të këtij virusi është izolimi në banesa. Ndërkaq, sa u takon rregullave që janë marrë në Gjermani, ajo tha se nuk ka kufizime në orare ashtu sikurse është bërë në Shqipëri dhe vende të tjera,  por ka një ndërgjegjësim të madh të qytetarëve për të respektuar rregullat.

Ndërkohë ajo tha se piku do të arrihet më 2 javët në vijim, ndërsa ulja totale të infeksionit do të ndodhë në fund të majit.

Intervista e plotë:

Mjekja: Ne presim që në ditët të vijim të vazhdojë tendenca e rritjes së të infektuarve. Por pikun e parashikojë në 2 javët që vjen dhe në fund të majit të ketë një ulje totale. Përqindja e vdekjes është 5%. Nëse ne gripin e zakonshëm është 1% në Gjermani. Gjermania mbahet në Evropë së e ka nën kontroll virusin edhe këtu dita ditës po ndihet presioni prej rrezikut.

Gazetarja: Izolimi mbetet më i mirë. Gjermania qëndron vetëm te distancimi social, është e vetmja masë që është marrë?

Mjekja: Ato profesione që mund të punojnë nga shtëpia janë izoluar. Vetëm ne si mjekë janë të detyruar të dalin. Edhe pse po kërkohet shumë për një medikament nuk kemi akoma një trajtim që mund të heqë izolimin.

Gazetarja: Si i trajtoni ju pacientët e infektuar?

Mjekja: Deri tani kemi bërë vetëm një trajtim me virostatikët. Deri tani nuk kemi gjetur një trajtim specifik, por vetëm frenues.

Gazetarja: Si funksionon në Gjermani me rastet e qytetarëve? Në Shqipëri nuk paraqitet në spital, por duhet të telefonojnë 127 dhe më pas janë mjekët që i orientojnë apo marrin ata që janë më të rrezikuar. Si funksion në Gjermani, qytetarët që kanë dyshime paraqiten në spital, apo te mjekui familjes?

Mjekja: Mënyra që po bëhet në Shqipëri është e saktë. Edhe ne në mënyrë të ngjashme po veprojmë këtu. Pacientët janë të lutur që të qëndrojnë në shtëpi, në rast se ka dyshime ata janë të lutur që të shkojnë tek zyrat e shëndetit publik, të telefonojnë dhe shkon ekipi me ambulancë te pacienti. Nuk janë të lejuar të shkojnë në klinika.

Gazetarja: Është thënë se në Gjermani janë testuar mjekët, është e vërtetë dhe a jeni testuar ju?

Mjekja: Jo në landin ku jetoj unë nuk është përhapur në mënyrë masive. Këtu jemi më pak fleksibël. Pjesa tjetër e personelit që kanë qenë në kontakt nuk janë vizituar. Kapacitete edhe për Gjermaninë janë të kufizuara edhe për izolimin e stafit mjekësor apo testimin.

Gazetarja: Masat që janë marrë në Gjermani, janë të përgjithshme apo të specifikuara sipas landeve?

Mjekja: Variacionet nga një land në tjetrin janë minimale. Në spitalin ku unë punoj janë tre infermiere të cilat janë pozitive dhe atyre nuk u lejohet të shkojnë në shtëpi dhe të izolohen. Përkundrazi kemi edhe mungesë personeli, atyre u është lutur që të punojnë në repartin e pozitivëve.

Gazetarja: Nuk përbën rrezik që infermierët mund ta përhapin atë, ndërsa nuk janë të izoluar?

Mjekja: Reziku është, por kufizimi është bërë vetëm për repartin e pacientëve të infektuar.Nuk ju lejohet të punojnë për të gjitha repartet.

Gazetarja: Mund të themi se Gjermania ka marrë masa drastike për ta menaxhuar përhapjen? Janë masa të forta në Gjermani?

Mjekja: Masat janë të forta por edhe popullsia është po aq korrekte në zbatimin e masave. Këtu nuk vihen gjoba nëse dikush kapet në rrugë. Është një bashkëpunim i gjithanshëm.

Gazetarja: Mund të ndalemi pak tek rregullat që janë marrë në Gjermani?

Mjekja: është lejuar që të gjithë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Në supermarkete ruhet distanca. Janë mbyllur të gjitha shkollat, institucionet publike. Janë mbyllur edhe azilet dhe spitalet e vogla.

Gazetarja: Sa i përket transportit publik vijon normalisht?

Mjekja: Po edhe autobusët vijojnë, janë të lutur njerëzit që të mos futen më shumë se 10 veta në autobus.

Gazetarja: Nuk ka as kufizime në orare?

Mjekja: Nuk e kemi këtë kufizim, dalim paradite dhe pasdite.

Gazetarja: Përse Italia përfundoi në  këtë gjendje?

Mjekja: Që në hapat e para u bënë gabime të rënda. Ata pacientë që ishin pozitiv u pranuan në spitale të mëdha. U infektuan personeli mjekësor dhe ata ua përhapën të sëmurëve rëndë.

Gazetarja: Një këshillë për shqiptarët në Shqipëri?

Mjekja: Ka qenë prej javës dhe mbetet rregulli bazë qëndrimi në shtëpi. Testimi masiv nuk sjell asgjë, ne mundemi vetëm ta parandalojmë duke u izoluar. /abcnews.al