Piktori Shoshi tregon ankthin e përjetuar kur vizatoi Enver Hoxhën: Më dolën puçrra nga sikleti

schedule09:35 - 15 Shkurt, 2024

schedule 09:35 - 15 Shkurt, 2024

Piktori dhe “Artisti i Merituar”, Zef Shoshi ka treguar se gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ka pikturuar dhe liderin komunist Enver Hoxha.

I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka ndarë emocionet e atij momenti, duke thënë se për realizimin e portretit ka pasur ankth, madje i dolën dhe disa puçrra.

Shoshi tha se portretit e diktatorit e pa Ramiz Alia, i cili përpos ndonjë vërejtje të vogël, e vlerësoi.

Im atë ka punuar në bankë dhe kishte sjellë nja dy fotografi me Enver Hoxhën. Prej saj, unë bëra një vizatim në karbon, që doli i mirë dhe i bukur, doli shpejt. Pastaj vendosa për ta realizuar. Por për ta realizuar me ngjyra ka pasur probleme më të komplikuara, më të thelluara. Ka qenë siç si më e lodhshme për ta realizuar, aq sa kam pasur dhe disa shqetësime kështu. Më dolën disa puçrra nga shqetësimi, nga preokupimi. Pastaj gradualisht doli portreti dhe u realizua. Në atë kohë, pati ardhur Ramiz Alia këtu për t’i parë dhe portretin. Ai e vlerësoi, bëri ndonjë vërejtje të vogël dhe pastaj u ekspozua në ekspozita. E kam përjetuar me ankth, realizimin e portretit të diktatorit. Ishte një portret që kërkonte përgjegjësi. Nuk ka pozuar për mua Enver Hoxha, vetëm e kam skicuar në distancë në vizitat që shkonte në jug në Dropull, në Korçë dhe në Ksamil. I kam bërë disa vizatime nga natyra kur fliste me popullin”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!