Piktori Gjergj Meta sjell peisazhin urban të Tiranës 

schedule14:40 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 14:40 - 29 Dhjetor, 2017

18 ditë tipike të vjeshtës së artë në Tiranë i ka derdhur në penelata  shumëngjyrshe piktori Gjergj Meta. Në ekspozitën “Urban Vjeshte“ ai sjell anën poetike që të ofron vjeshta në kryeqytet.

Këndet e ndryshme të Tiranës në periudhë vjeshte i kanë shërbyer si motiv frymëzimi piktorit Gjergj Meta, i cili mbetet një dashnor i kësaj stine.

Shiu dhe gjethet e vjeshtës mbi makina dhe tokë qëndrojnë në qendër të 18 punimeve të krijuara në 18 ditët tipike të vjeshtës së artë në kryeqytet.

Piktori përmes ngjyrave dhe motiveve përpiqet të sjellë anën e ngrohtë dhe poetike të kësaj stine.

Punët  e prezantuara në këtë ekspozitë janë të gjitha në teknikën e vajit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!