“Pikë referimi që 18-vjeç, ju zbuloj një nga blerjet më të mira të Liverpool”

schedule20:40 / 27/09/2019

Liverpool rikthehet të luajë në fushën e Sheffield Utd pas 13 vitesh. “The Reds” kërkojnë fitoren e shtatë rresht në kampionat, ndërsa vendasit do të kërkojnë surprizën e madhe.

Jurgen Klopp e di mirë që çdo ndeshje ka rreziqet e veta dhe i bën thirrje ekipit të përqendrohet për takimin e radhës në kampionat.

Trajneri gjerman është ndalur edhe te një individ. Flasim për Joel Matip, mbrojtësin 28-vjeçar nga Kameruni. Liverpool e mori me parametra zero nga Schalke 04 në vitin 2016 dhe Klopp e cilëson këtë transferim si një ndër më të mirët e viteve të fundit.

Joel ka qenë gjithmonë një talent i jashtëzakonshëm. Ai ishte titullar i Schalke në Bundesligë në moshën 18-vjeçare. Kampionati gjerman është i fortë dhe Matip ishte një pikë reference në mbrojtjen e ekipit të tij.

Të merrje Matip pa shpenzuar asgjë në një merkato si kjo e kohëve të sotme, ishte e pabesueshme. Transferimi i tij te Liverpool ka qenë një ndër bizneset më të mira që kemi bërë në vitet e fundit”, thekson trajneri gjerman i kampionëve të Evropës. /abcnews.al

schedule20:40 / 27/09/2019