Pikë që vlen, Stuttgart ndal Bayern Munich dhe shpreson deri në fund

schedule19:38 - 8 Maj, 2022

schedule 19:38 - 8 Maj, 2022

Stuttgart shpreson ende për qëndrimin direkt në Bundesliga, pasi barazoi 2-2 në transfertë me kampionët e Bayern Munich. Pika e marrë i vendos ata tre pikë larg Hertha Berlin, që javën e fundit përballet me Borussia Dortmund.

Stuttgart shpreson në disftatën e skuadrës nga kryeqyteti dhe nëse mposht Koln, atëherë e shmang “play out”-in. Sa i takon ndeshjes së sotme, ajo nisi me një gol të shpejtë të Stuttgart, që në minutën e tetë.

Gjithsesi Bayern Munich ua prishi terezinë që në pjesën e parë. Mavropanos shënoi autogol, kurse Muller më pas i dha epërsinë kampionëve të Gjermanisë. Gjithsesi bavarezët pësuan nga Kalajdzic në fillim të pjesës së dytë dhe gjithçka u barazuar në 2-2.

Bayern Munich-Stuttgart 2-2
Mavropanos (aut.) 35’, Muller 44’ / Tomas 8’, Kalajdzic 52’