Pika e re doganore Shqipëri-Mali i Zi, peng i rrugës në Shkodër

schedule15:29 - 30 Korrik, 2022

schedule 15:29 - 30 Korrik, 2022

Nga Simon Shkreli

Në korrik të 2018-es në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Malit të Zi mbajtur në Shkodër u nënshkruan disa marrëveshje, me të cilave dhe hapja e një pike kufitarë në Zogaj-Skeje që do lidhë Shkodrën me zonën e Krajës. Po më parë duhej të ndërtohet një rrugë me cilësi, e cila ende nuk ka nisur. Bëhet fjalë për 9.3 km rrugë, 6.3 km i takojnë t’i ndërtojë qeveria shqiptare.

500 metra e fundit të këtij aksit janë shumë të vështira për të qarkulluar.

Mali i zi e përfundoi riparimin e rrugës.

Reabilitimi i rrugës dhe hapja e pikës së re kufitare do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por do gjenerojë një numër të lartë turistësh.

Abc u interesua në bashkinë e Shkodrës. Drejtori i urbanistikës, Aljon Koçkiqi tha se projekti është gati. Fillimi i punimeve i takon FSHZH.

“Projekti është realizuar nga bashkia, FSHZH ka përfunduar procedurat për tenderin. Bashkia ka dhënë lejet e ndërtimit pjesa tjetër i mbetet FSHZH”, thotë Koçkiqi.

“Projekti ka një peisazh artistik të rrugës, gjerësia 10.5 metër me gjithë një korsi bicikletash dhe dy korsi kalimi. Ka një trotuar 3 metër për këmbësorët. Trotuari do jetë me ngjyrë që të dallohet”, shton ai.

Abc i kërkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit informacion se kur do të nisin punimet, por nuk morëm përgjigje. /abcnews.al