Pika doganore në Zogaj, do lidhë Shkodrën me Malin e Zi

schedule17:35 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 17:35 - 3 Dhjetor, 2018

Vitin tjetër pritet të nisë investimi për ngritjen  e pikës kufitare në Zogaj të Shirokës. Kjo pikë do t’u mundësojë banorëve të lidhen me zonën e Malit të Zi, çka do të afrojë zhvillim në dy anët e kufirit.

Janë tre kilometra që lidhin fshatin Zogaj me fshatin Skje në zonën e Krajes në Mal të Zi. Për banorët e këtushëm hapja e pikës së kalimit kufitar është një mundësi e mirë për zhvillimin. Ata besojnë që jo vetëm Zogaj e Shiroka, por edhe zona e Krajës do të ndryshojnë.

Banorët: “Është e mirë se qarkullojnë njerëzit dikush ka biznes dhe ka të ardhme. E kanë më shkurt me ardh në Shkodër. Është afër”.

Godina e ish-Postës Ushtarake është e braktisur. Zogaj është një super vend i jashtëzakonshëm klimaterik.

Kohë më parë është njohur për vlerën kurative, për sherebelën, për ajrin e famshëm që përshtatet në mes Taraboshit dhe maleve të lartë, ku fillon Malësia e Shkodrës gjithmonë me DËborë.

Njerëzit prej kohësh kanë kërkuar lidhje liqenore me tranzit varkash si me molIn e Shkodrës dhe Shirokës, Zogajt dhe Vir Pazarit por edhe Hanit të Hotit.

 Gazetar i ABC News, Shkodër:  Simon Shkreli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!