Piatek: Nuk jam unë heroi i Milanit

schedule23:30 - 20 Shkurt, 2019

schedule 23:30 - 20 Shkurt, 2019

Sulmuesi i Milanit, Kristozof  Piatek është shndërruar në idhullin e tifozerisë së kuqezinjve duke realizuar 6 gola në 5 takime. Gjithsesi polaku kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë duke thënë se nuk është ai heroi i kuqezinjve.

Kristozof  Piatek është shndërruar në idhullin e tifozerisë së Milanit. 6 gola në vetëm 5 takime është një tregues i qartë që fatet e kuqezinjve janë të varura nga performance e bomberit polak. Gjithsesi 23 vjeçari preferon të qëndrojë me këmbë në tokë kur thotë se po vlerësohet nga shtypi më shumë se çduhet. Ndërkohë që vleresoi edhe paraqitjet e mesfushorit Pakueta.

“Kam lexuar shumë në media të ndryshme për aftësitë e mia si futbollist. Nëse do të ishin të gjitha të vërteta ato që shkruheshin unë do të isha futbollistti më i mirë në botë. Shpresoj që Milani të rikthehet në nivelet më të larta edhe falë kontributit tim. Jam shumë i lumtur për startin që kam bërë tek Milani por nuk jam unë heroi i kësaj skuadre. Me Pakueten kuptohem shumë mirë dhe ai është një futbollist që ka cilësi shumë të mira teknike”.

Ndër të tjera Piatek tregon që kalimi tek Milani erdhi në momentin e duhur si dhe tregon raportet me Levandovskin tek Kombëtarja e Polonisë.

“U largova nga Polonia në momentin që ishta gati për të përballuar sfidat e reja. Mund të isha larguar edhe më parë por nuk isha i bindur ndaj që prita derisa mora vendimin për të kaluar tek Xhenoa e më pas tek Milan.  Ne Kombëtaren e Polonisë ndihem shumë mirë me Levandovsëkin dhe Milik në fazën sulmuese ndoshta sepse jemi sulmues me karakteristika të ndryshme”, tha futbollisti i Milanit, Kristozof Piatek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!