Pianistja e njohur, Merita Rexha zbulon momentet më të vështira në jetën e saj

schedule13:55 - 14 Prill, 2023

schedule 13:55 - 14 Prill, 2023

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, pianistja e njohur, Merita Rexha ka treguar edhe momentet më të vështira në jetën e saj. Ajo ka veçuar nga ana fizike, rritjen e fëmijëve, njëkohësisht studionte pianon dhe kishte recitale të ndryshme. Ndërsa nga ana emocionale ka theksuar humbjen e prindërve dhe aktualisht largimin e fëmijëve nga shtëpia, pasi kanë zgjedhur të studiojnë jashtë.

“Natyrisht që ka pasur momente të vështira, nga ana fizike kur të tre fëmijët kanë qenë të vegjël, pagjumësia, oraret, studimi i pianos ose qëllonte që njëri sëmurej me temperaturë dhe të nesërmen kisha recital. Këto janë momente shumë të vështira fizike. Kurse momentet më të vështira emocionale kanë qene largimet e njerëzve të dashur, humbja e prindërve. Kam pasur për fat mbështetjen e fëmijëve dhe të bashkëshortit për këtë. Tani po bëhet pak largimi i fëmijëve sepse ata shkojnë dhe vijnë, nuk janë më, nuk jetojnë më në Tiranë, studiojnë jashtë. Këto janë momente të vështira se prindi do që t’i ketë fëmijët afër. Por një nga arsyet pse po merrem më shumë dhe me pjesën e administratës në shkollë, po bëj më shumë koncerte këto vite, është pikërisht sepse doja t’i dilja përpara dhe kësaj krizës që fëmijët kanë ikur dhe do gjendesh vetëm, dmth pa fëmijët në shtëpi dhe duhet të kesh shumë gjëra për të bërë. Edhe në fakt ka funksionuar sepse marrja e gjithë energjive me pianon me shkollën, me stinën koncertore. Më ka bërë që ta ndjej më pak ikjen e fëmijëve nga shtëpia”, u shpreh Rexha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!