Pezullohen 3 zyrtarë të hipotekave në Tiranë e Fier

schedule12:03 - 22 Nëntor, 2017

schedule 12:03 - 22 Nëntor, 2017

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka pezulluar menjëherë nga detyra disa zyrtarë të Hipotekave, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ajo ka publikuar denoncimet e qytetarëve në “Platformën bashkëqeverisëse’, si dhe marjen e masave të menjëhershme disiplinore për vartësit e saj.

“Platforma e bashkëqeverisëse” ka dhënë rezultat e para duke pezulluar nga puna disa punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajshme.

Në një deklaratë për mediat  Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar denoncimet e qytetarëve, duke mara masa të menjëhershme disiplinore për vartësit e saj.

Ministrja ka bërë edhe një paralajmërim për të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Në fund Gjonaj Theksoi se fokus nuk do të jetë vetëm te hipotekat por të gjitha institucionet ku qytetarët nuk marrin shërbimin që i takon me ligj./abcnews.al

 

https://youtu.be/GnI4mKO27Ug