Peza: Protesta politike, Rama bashkëpunues me studentët

schedule22:05 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 22:05 - 25 Dhjetor, 2018

Sipas Alfred Pezës, protesta e studentëve ishte ndryshe nga protestat e tjera pasi nuk kërkuan heqjen e qeverisë apo të një anëtari të saj si dhe nuk pranuan opozitën. Ai ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku u shpreh se Edi Rama ka ditur ta lexojë situatën e krijuar. Analisti tha se protesta e studentëve është politike.

“Studentët në ndryshim nga të gjitha protestat e tjera kanë një ndryshim, pasi nuk kërkuan as kokën e ndonjë ministri, kryeministri apo pjesëtari të mazhorancës në kiuptimin e refuzimit kategorik dhe nuk qasën as opozitën. Pra të mos qasësh opozitën dhe të mos jesh kategorikisht kundër mazhorancës në këto raste është një qasje interesante. Është një qasje ndryshe dhe e re. Kam idenë që Edi Rama duke qenë një politikan race me shumë përvojë dhe një ish-student i Dhjetorit ka ditur ta lexojë dhe është munduar që ta minimizojë impaktin duke bërë një qasje interesante duke filluar në një farë mënyre t’i japë një rezultat.

Ata janë politikë sepse që para 2.600 vjetësh kur Platoni e ka përkufizuar njeriun si qenie politike sigurisht që përderisa votojmë, kemi që më tepër kur je në shesh me disa kërkesa adresuar dikujt je politik, por do ishte e tepërt t’i kërkosh dikujt një gjë që as vetë nuk e kërkon. Ai thotë ore unë kam hallin tim, problemi im është që kam 8 pika, të cilat janë adresuar dhe kërkon nëpërmjet këtyre tetë pikave të ndryshojë një situatë, një qasje, një lloj kënete që është krijuar aty për shumë arsye dhe kërkon ta zhvendosë atë gjë sepse ndoshta arrihen dhe shumë objektiva të tjerë që janë primarë për studentët. Mendoj që gjërat nuk mund të bëhen të programuara”, tha Peza.

Më tej, Alfred Peza u shpreh se pret që në Janar, studentët të vazhdojnë atë që kanë artikuluar gjithë këtë kohë. Sipas tij, Rama është treguar bashkëpunues në plotësimin e kërkesave.

“Unë pres që studentët të vazhdojnë atë që vetë kanë artikuluar në përpjekjet e tyre për plotësimin sipas tyre për plotësimin e kërkesave, ndërkohë që kryeministri është treguar aspak refraktar në këtë rast dhe është treguar bashkëpunues duke plotësuar jo vetëm ato 8 pika. Ne ishim në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku priteshin shumë gjëra. Në përgjithësi këtu te ne tifozllëk, kush ikën, kush vjen nga qeveria quhet pritshmëri e madhe. Ne bëhemi tifozë emrash ndërkohë që aty ka ndodhur një gjë shumë e madhe sepse një parti politike që është e vetmja në pushtet dhe 6 orë diskuton seriozisht nuk e kam menduar Muç që brenda sistemit politik shqiptar të ketë diskutime aq serioze dhe aq të thelluara, aq për të shkuar deri në gjenezë i zhvillimeve politike, por brenda tyre zhvillime që pritet të ndodhin vitin tjetër u diskutuan aty”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!