Peter Stano reagon sërish për Ibrin: Zgjidhja me dialog, jo me vendime të njëanshme

schedule11:17 - 10 Gusht, 2024

schedule 11:17 - 10 Gusht, 2024

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sërish për çështjen e hapjes së urës kryesore në Ibër në Mitrovicë.

Stano ka nënvizuar se edhe kjo çështje si të gjitha çështjet problematike, duhet të zgjidhet me dialog e jo me vendime të njëanshme.

“Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj ne vazhdimisht kemi thënë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike, dhe si të gjitha çështjet problematike, duhet të zgjidhet me dialog, sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, tha Stano.

Më tej ai ka kujtuar se javën e kaluar ambasadorët e Quinti-t i kanë thënë kryeministrit Albin Kurti, të mos bëjë lëvizje të njëanshme dhe të mos e hapë urën, por mesa duket ai është i vendosur për ta bërë këtë.

“Prandaj thamë “jo, do të ketë efekte shumë negative të BE-së dhe sipas disa masave të SHBA-së për shkak të tërheqjes së përsëritur dhe të provuar të lëvizjeve që çojnë në përshkallëzim”, tha Stano.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!