Gjatë një konferencë ditën e sotme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi “kufizimet e paligjshme” të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për krizën ushqimore, shkruan The Guardian.
Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës, por po përpiqet të fajësojë sanksionet perëndimore dhe vetë Kievin për mungesën e dërgesave të grurit.
“Ne jemi potencialisht në prag të një krize shumë të thellë ushqimore që lidhet me vendosjen e kufizimeve të paligjshme kundër nesh dhe veprimeve të autoriteteve ukrainase që kanë minuar rrugën për në Detin e Zi dhe nuk po dërgojnë dot më grurë, pavarësisht se Rusia nuk është bërë pengesë në asnjë mënyrë”.
Komentet e tij vijnë pasi liderët europianë u bënë thirrje vendeve afrikane, të cilat po përballen me “një skenar katastrofik” të mungesës së ushqimit dhe rritjes së çmimeve, të mos bien pre e fushatës propagandistike të Kremlinit që pikturon krizën e afërt globale të ushqimit si rezultat i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Peskov paralajmëroi gjithashtu se sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse do të godasin tregun global të energjisë. Ai nuk përjashtoi një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, por tha se bisedimet duhet të përgatiten paraprakisht.
Peskov tha se bisedimet e paqes me Ukrainën ishte pezulluar prej shumë kohës tashmë dhe nuk kishte filluar.
/abcnews.al