Peshkopi, ndërron jetë polici që u plagos në makinë nga kolegu i tij

schedule21:45 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 21:45 - 21 Dhjetor, 2017

Specialisit i IT-së është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes nga kolegu i tij që është punonjës policie në drejtorinë e policisë së Dibrës. Mësohet se ata po ktheheshin nga një shërbim pune në Maqellare dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Dy kolegë po ktheheshin me mjetin e policisë nga një shërbim pune në Maqellare. Rrugës drejt Peshkopisë u përfshinë në një konflikt punonjësi i policisë pranë drejtorisë së Dibrës dhe specialist i IT-së.

Në debat e sipër, 55 vjeçari Naim Muliu nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj 50 vjeçarit Ardian Roçi duke e plagosur rëndë.
Pasi e transportoi në urgjencë 50 vjeçarin me makinën e policisë që ishte në përdorim nga specialisti i IT-së, mjetin efektivi e ka braktisur 100 metra larg spitalit të Peshkopisë.
Nga burime të ABC News mësohet se autori më pas ka marrë në telefon një të njohurin e tij dhe i ka kërkuar që ta dërgojë në polici pasi kishte vrarë Ardianin.

I dëmtuari ndërroi jetë pak orë pas krimit në spitalin e Peshkopisë. Ndërsa 55 vjeçari Muli ka deklaruar në polici se gjatë rrugës, kolegu i tij e kishte ofenduar dhe kjo bëri që ai të qëllonte me armë ndaj Roçit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!