Ish-sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, ka zbuluar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij në Katar. Kroati me anë të një postimi në “Instagram”, ka lajmëruar se ai nuk është më pjesë e ekipit të Al-Duhail.
34-vjeçari shkruan se palët kanë rënë dakord mes tyre për të prishur kontratën në mënyrë konsensuale si dhe i uron suksese klubit dhe ekipit në të ardhmen. Gjithashtu Mandzukic vlerëson respektin dhe pritjen që i është bërë në Katar.
Kroati shkroi: “Kam arritur një marrëveshje me Duhail që të ndërpres kontratën time me dakordësi. E vlerësoj shumë besimin dhe mikpritjen që mora këtu në Katar dhe i uroj më të mirat klubit për të ardhmen”.
Bomberi luajti vetëm pesë ndeshje me Al-Duhailin, pa arritur ta gjejë rrugën e rrjetës. Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, ku në ditët në vijim pritet një lajmërim tjetër nga sulmuesi. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CCQyGizDzjg/?igshid=ttijokpn3h92