Pesë hakmarrës dhe modul 3-5-2, kurthi i Vllaznisë për “demat”

schedule10:58 - 18 Tetor, 2019

schedule 10:58 - 18 Tetor, 2019

Vllaznia është gati për Partizanin. Shkodranët janë të mobilizuar na maksimum pas fitores me Kukësin dhe duan të vazhdojnë me ecurinë pozitive. Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh edhe organikën që kanë “demat e kuq”.

Trajneri Mirsad Jonuz gjatë kësaj periudhe ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë. Pritet që të mos ketë ndryshime nga takimi i fundit me Kukësin. Moduli mbetet i njëjtë, 3-5-2. Tifzoët presin maksimumin nga futbollistët, pasi shumëkush në Shkodër akuzon edhe Partizanin për rënien nga Superiorja dy vite më parë.

FORMACIONI I MUNDSHËM | VLLAZNIA (3-5-2): Sherri, Gurishta, Malota, Shehi,  Gligorov, Ramadani, Krymi, Hygor, Marku, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

“HAKMARRËSIT” – Ndriçim Shtubina ishte te Laçi dhe ka derdhur lot kur Vllaznia ka rënë nga Superiorja. Së bashku me shkodranët e tjerë i dhanë një asist kuqebluve, duke mundur Kamzën. Gjithsesi në fund fati i Vllaznisë ishte të binte një kategori më poshtë.

Portieri Alen Sherri, mbrojtësit Erdenis Gurishta dhe Renato Malota, si dhe Ardit Krymi dhe kapiteni Gilman Lika nuk e kanë harruar atë që ka ndodhur dy vite më parë. Gjithçka u vendos në ndeshjen e fundit, ku Partizani u mund nga Kamza dhe këta të fundit shpëtuan.

Sigurisht edhe vetë Vllaznia në krahun tjetër e kishte gjetur autostradë në Korçë me Skënderbeun. Ajo që ndodhi parvjet shërben si një motivim për këta lojtarë, por edhe për tifozët shkodranë, të cilët pritet të jenë të shumtë në stadiumin “Loro Boriçi” ditën e nesërme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!