“Përveç Tires, takova mjekë dhe infermierë, s’më kërkuan para”: Çfarë tha vajza e së ndjerës para prokurorëve

schedule11:21 - 14 Janar, 2021

schedule 11:21 - 14 Janar, 2021

Pavarësisht pretendimeve të sanitares Tire Alldervishaj se një pjesë të parave të marra nga vajza e 58-vjeçarës që ndërroi jetë në spital prej koronavirusit i ndante me mjekët dhe infermierët e “Shefqet Ndroqit”, prokuroria nuk ka mundur të vërtetojë një gjë të tillë.

Në dosjen e prokurorisë për rastin në fjalë të siguruar nga abcnews.al gjendet i gjithë komunikimi mes vajzës së të ndjerës dhe sanitares së “Shefqet Ndroqit” që iu paraqit asaj si infermiere duke i marrë 800 000 lekë.

Lexo edhe: ABC siguron dosjen: Bisedat pas vdekjes së nënës, si e zbuloi denoncuesja se Tirja ishte sanitare

Gjatë bisedave ajo thotë se një pjesë të parave ia jepte mjekëve dhe infermierëve të turnit që të kujdeseshin për nënën e ndjerë, megjithatë sipas prokurorisë, të paktën në dy raste, vajza i ka takuar vetë mjekët dhe infermierët që kujdeseshin për nënën e saj.

Në dosje thuhet se vajza ka takuar një infermiere të quajtur “Bona” dhe në asnjë rast ajo nuk i ka kërkuar para për shërbimin e bërë.

Lexo edhe: Mori 8 mln lekë rryshfet nga vajza e pacientes, sanitarja e COVID-2 përlotet në sallën e gjyqit

Po ashtu, në dosje kalon edhe një moment kur vajza e të ndjerës takon mjekët tek lokali përballë spitalit dhe e pyet për gjendjen e nënës së saj. Në asnjë rast sipas dëshmisë së vajzës, që është pasqyruar në dosjen hetimore ata nuk i kanë kërkuar para.

E reja ka kuptuar se po mashtrohej nga sanitarja vetëm pak ditë para se nëna të ndërronte jetë, por nuk ka vepruar pasi trembej se mund t’i bëntë asaj diçka të keqe teksa ndodhej në spital. /abcnews.al