Përurohet i spitalit të ri i Infektivit në QSUT, Rama: Shprehje e mirënjohjes sonë për punën e bërë gjatë pandemisë

schedule12:44 - 16 Nëntor, 2022

schedule 12:44 - 16 Nëntor, 2022

Spitali i ri i “Infektivit” në QSUT është përuruar sot pas disa muajsh në proces rikosntruksioni.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e përurimit bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu, është shprehur se godina e re është një formë shprehjeje e mirënjohjes për mjekët dhe infermierët, për punën e palodhur që bënë gjatë pandemisë.

Sa i përket kësaj të fundit, Rama e cilësoi si një histori të madhe suksesi pasi stafeve spitalore u desh të përballeshin me “sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar”

“Nuk duhet lënë rast pa e shprehur respektin dhe mirënjohjen. Kjo godinë është shprehje e mirënjohjes.

Çfarë u bë një histori e madhe suksesi për gjatë luftës me një armik të padukshëm, të mos mbetet thjesht një episod falë lidershipit të mjekëve me më shumë eksperiencë por edhe të trashëgohet te brezi më i ri si frymë e patjetërsueshme.

Ky investim do të shërbeje për të krijuar një sens më të fortë skuadre që e tregoi veten në momentin më tragjik për vendin, në sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!