Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Përurohen mjediset e reja të GJKKO/ Rikonstruktohen 4 salla gjyqi, holli, dhoma e mediave! Erion Bani: Drejtësia është për qytetarin

schedule10:36 - 11 Maj, 2026

schedule 10:36 - 11 Maj, 2026

Janë përuruar këtë të hënë mjediset e reja të GJKKO.

Kryetari i GJKKO, Erion Bani theksoi se infrastruktura e gjykatës nuk është luks, por një domosdoshmëri dhe një përgjegjshmëri institucionale.

Sipas tij investimi në mjediset e reja synon të përmirësojë kushtet e punës për gjyqtarët dhe administratën, si edhe të garantojë standarde më të larta sigurie dhe funksionaliteti për proceset gjyqësore.



“Pas më shumë se 15 vitesh u bë e qartë nevoja për një ndërhyrje strukturore. Sot shënojmë ngritjen e një standardi të ri për gjykatën e posaçme, një gjykatë më moderne e më profesionale. Është një gjykatë ku ligji merr jetë dhe mesazhi kryesor është i qartë, drejtësia është për qytetarin. Ambientet ku jepen drejtësi është një element thelbësor dhe transmeton mesazhin te qytetari se respektohet”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!