Emisioni Ballkan-Linda Karadaku
Pandemia ishte një goditje e rëndë për turizmin në vendet e rajonit. Por Maqedonia e Veriut, beson se turizmi rajonal, është zgjidhja dhe shpëtimi në një situatë të tillë të vështirë. Ljupço Janevski, nga agjencia për promovimin e turizmit në Maqedoninë e Veriut, thekson se oferta e tyre turistike është rajonale, për të gjithë Ballkanin.
INTERVISTA E PLOTË
BALLKAN: A ka ofertë për turizëm në Maqedoni dhe cila është oferta?
JANEVSKI: Së pari faleminderit që na vizituat, dhe që keni ardhur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është me interes të thuhet se jemi në kohë të vështira që janë shkaktuar nga pandemia dhe në rajon si asnjëherë më parë kemi nevojë për njëri tjetrin. Turizmi nuk njeh kufij por destinacione dhe për këtë arsye për mua vet Ballkani është një destinacion turistik dhe kjo është përgjigja ime për pyetjen tuaj. Ne bëjmë ofertë për të gjithë Ballkanin, një ofertë e cila do jetë konkuruese në treg. Oferta rritet për format alternative të turizmit, ofertë për turizmin klasik dhe ofertë për grupet dhe turistët të cilët kanë ndryshuar nga pandemia sepse kanë ndryshuar pikat e interesimit. Rrugëtimet do të jenë më të shkurtra, më dinamike, me makina. Do kërkohet natyra, eko-turizmi dhe ai rural, dhe njerëzit do kërkojnë të pushojnë nga e gjithë kjo që po ndodh. Sikurse në vitin 2020 edhe këtë vit me rëndësi do jetë siguria e turizmit dhe për këtë arsye fushata në Maqedoni këtë vit është SAFE LIFE HOME. Dhe me këtë do të hapim dyert tona për turistët dhe do përpiqemi të tërheqim një numër sa më të madh të turistëve në sezonin 2021.
BALLKAN: Pra kjo është si Mini Schengen apo jo?
JANEVSKI: Në njëfarë mënyre po. Pse e them këtë? Duke marrë parasysh se kjo ka funksionuar edhe më pare, pse të mos funksionojë edhe në të ardhmen. Për disa vite fokusi ka qenë në Evropën Perëndimore dhe tregjet e largëta por kur kemi bërë analizën e vitit 20019 si një nga sezonet më të suksesshme në Maqedoni, ne e kemi parë se 49% e turistëve kanë qenë nga rajoni të cilat na kanë vizituar. Edhe në vitin 2020 të ardhurat nga turizmi u ulën vetëm me 6%. Mblodhëm mjete të mjaftueshme por edhe me ndihmën e shtetit, që të përpiqemi që sektori i turizmit të mbetet gjallë dhe këtë gjë mund ta bëjmë edhe në vitin 2021 duke shtuar edhe atraksione të reja turistike. Ajo që ju thashë që destinacioni turistik dhe politika sikurse e thashë e Mini-Shengenit janë komplementare.
BALLKAN: Kur flasim për këtë, çfarë bashkëpunimi keni me Shqipërine, Kosovën?
JANEVSKI: Kemi bashkëpunim në nivel shumë të lartë, Ja për shembull, para pak kohësh ne nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me Odën Turistike të Kosovës me të cilën u angazhuam se do shkëmbejmë informacionet, do nxjerrim produkte të përbashkëta dhe do ndihmojmë njëri tjetrin në promovim. Arritëm në përfundimin që angazhimi duhet të jetë dypalësh. Perceptimi është që destinacionet tek ne, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal I Zi, janë të përafërta dhe komplementare. Duke marrë parasysh që duhet të bazohemi tek qëndrueshmëria e destinacionit. Për shembull Agjensia për Përkrahje të Turizmit në Maqedoni ka propozuar krijimin e korridorit të gjelbër. Kjo do të thotë udhëtim më I shpejtë, pa test PCR sepse udhëtimi i turistëve ka impakt shumë të vogël në pandemi dhe se rajoni po sillet në mënyrë të ngjashme dhe udhëtimi i shpejtë në rajon do të mundësojë udhëtimin e turistëve nga njëra anë në tjetrën dhe mund të rritet numri i turistëve. E mira është që i gjithë destinacioni i Ballkanit është tërheqës, për shembull Maqedonia është akoma një destinacion i pazbuluar ashtu sikurse edhe Shqipëria nuk është një destinacion i zbuluar për mua. Këtë vit do të përpiqemi të udhëtojmë më shumë, por të udhëtijmë në rajon sepse të gjithë po i përmbahemi protokolleve dhe i gjithë rajoni është duke punuar me Safty Stamp ose çertifikatë sigurie për t’i deminstruar rajonit por jo vetëm, se jemi destinacion i sigurt për verën 2021.
BALLKAN: Pyetja e fundit: çfarë mund t’iu thoni njerëzve nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, çfarë duhet të shohin në këto vende? Çfarë është e veçantë?
JANEVSKI: Është interesante se në 2020, përtej pamundësisë për të udhëtuar, kishim një numër të madh të turistëve vendas. Ata i kanë përjetuar këto destinacione në mënyra të ndryshme. Kanë zbuluar vende që nuk i kishin parë dhe janë ndjerë si në shtëpi. Atë iu sugjerojmë edhe turistëve shqiptarë, të vijnë ta vizitojnë Maqedoninë në një mënyrë tjetër, të kënaqen në një formë të ndryshme, ta hulumtojnë në mënyrën e vet, qoftë individualisht, qoftë duke udhëtuar në grupe të vogla. Ta eksplorojnë një segment të cilin nuk e kanë pasur parasysh më parë. Maqedonia ka më shumë se 4000 sajte arkeologjike, ka 43 liqene, ka 150 maja mali të cilat janë shumë të bukur dhe të lehtë për t’u aksesuar. Kemi rajone verërash ose parqe nacionale, gastronomi të shkëlqyer, pse të mos i përjetojmë këto.
Abcnews.al