Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Carlo Ancelotti dënohet nga gjykata e Madridit për evazion fiskal

schedule17:11 - 9 Korrik, 2025

schedule 17:11 - 9 Korrik, 2025

Karlo Ançeloti e mbylli me Madridin, por është Madridi që nuk i ndahet trajnerit italian.

Në fakt, një Gjykatë e kryeqytetit spanjoll ka dënuar me 1 vit burg teknikun, duke e shpallur atë fajtor për evazion fiskal, ngjarje e ndodhur në sezonin 2014/2015, I pari në në pankinën e “los blancos”. Prokuroria kishte akuzuarAnçelotin se kishte fshehur të ardhurat e tij, duke I shkaktuar shtetit një dëm prej pak më shumë se 1 milion euro si pasojë e mos pagimit të taksave.

Gjatë proçesit, trajneri italian nuk e kishte mohuar shkeljen e tij, duke u mbrojtur me paditurinë në lidhje me këtë çështje.



Pavarësisht shpalljes fajtor dhe dënimit me një vit burg, Ançeloti nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli.

Ligji në Spanjë parashikon që një dënim nën dy vite për një krim jo të dhunshëm, të mos ekzekutohet për personat që nuk kanë precedentë.

Gjithsesi, tekniku actual I kombëtares së Brazilit është detyruar të derdhë në arkat e shtetit spanjoll shifrën e pretenduar nga autoritetet për evazion fiskal si dhe një gjobë prej 386 mijë euro.

Këto shifrat nuk janë problem për Ançelotin, që vazhdon të jetë një nga trajnerët më të paguar në botë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!